Ju njoftojmë se Mbajtësi i Autorizimit për Tregtim, “ARDEYPHARM GMBH GJERMANI”, ka vendosur
tërheqjen vullnetare nga tregu për barin ADICLAIR Suspension x 100 000 IU/ml (NYSTATIN )Box x flacon
x 48ml me numër serie 320720 me skadencë 12/2025 dhe 410740 me skadencë 07/2026 kjo si
rrjedhoje se gjate analizave rutinë mbi stabilitetin ka rezultuar rënie në përmbajtjen e APl-s® (Nystatin)
nën kufirin e specifikimeve për barin.
Të gjitha seritë e tjera përveç atyre të cituara më lart nuk preken nga procesi i tërheqjes.
Këtë informacion mund ta gjeni edhe në faqen zyrtare të Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Për çdo pyetje dhe informacion të mëtejshëm, ju lutemi referohuni në adresën elektronike
ph***************@********os.al ose nr të telefonit 044502100
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!
Nga departamenti i Farmakovigjilencës dhe Sigurimit të Cilësisë
Alfarmakos sh.p .k