Alfarmakos u themelua në vitin 2005 dhe ndër vite, është bërë një nga importuesit dhe shpërndarësit kryesorë të barnave, suplementeve ushqimore dhe pajisjeve mjekësore.
- 20 vite përvojë në magazinim dhe logjistikë
- Distributor kryesor farmaceutik në Shqipëri
Kompania jonë ka kontrata ekskluzive me kompani ndërkombëtare farmaceutike, duke mundësuar importin, shpërndarjen dhe marketingun e tyre në mbarë vendin. Shërbimet tona shtrihen në farmaci, rrjete farmaceutike, në distributorë sekondarë, si dhe në spitale e qendra shëndetësore. Ne jemi një distributor i besueshëm edhe për importues të tjerë vendas, për barnat e regjistruara, pajisjet mjekësore, shtesat ushqimore dhe produktet e kujdesit shëndetësor.
Zgjidhje efikase të transportit që sigurojnë dërgim në kohë të porosive në farmaci.
Magazinim i sigurt dhe i organizuar, mbështetur në menaxhimin korrekt të stokut dhe respektimin e standarteve të larta të magazinimit të barnave dhe produkteve farmaceutike. Implementim i sistemeve të menaxhimit të cilësisë si ISO 9001 dhe sistemeve të sigurisë si ISO 45001.
Ne ofrojmë një platformë online me akses të lehtë për blerje të barnave me shpërndarje të shpejtë dhe të besueshme.
Ne sigurojmë përputhshmëri të legjislacionit vendas me atë ndërkombetar për të garantuar shpërndarje të sigurt dhe konform legjislacionit në fuqi.
Produkte të disponueshme
Punonjës
Klientë
Fatura vjetore fiskale
Ekskluzivitet me partnerë ndërkombëtarë për importin dhe shpërndarjen e barnave dhe suplementeve ushqimore, duke siguruar akses për produkte sa më cilësore.
Me një përvojë 20-vjeçare, kemi krijuar një emër të besueshëm në tregun farmaceutik, duke u dalluar për profesionalizëm dhe rritje të qëndrueshme.
Ne ofrojmë zgjidhje gjithëpërfshirëse, nisur nga importi deri në marketing dhe shpërndarje, duke garantuar një proces efikas dhe të sigurt për dërgimin e produkteve.
Disponojmë certifikata të menaxhimit të cilësisë si ISO 9001 dhe sisteme të menaxhimit të sigurisë si ISO 45001. Përmbushim standardet mjedisore si ISO 14001 për menaxhimin e mjedisit dhe direktivat e BE-së për mbrojtjen e mjedisit. Përdorim praktika tregtare dhe marketingu që janë në përputhje me rregullat e BE-së për mbrojtjen e konsumatorit.