Ruajtja dhe shpërndarja e barnave bëhet në përputhje me rregulloren mbi Praktikat e Mira të Ruajtjes dhe Shpërndarjes së barnave. Ambientet e kompanisë mbulojnë një sipërfaqe prej më shumë se 2,707m², duke përmbushur standardet europiane. Shpërndarja realizohet në të gjithë vendin duke përdorur më shumë se 30 mjete transporti, drejtpërdrejt në më shumë se 1,600 farmaci.