logo

Alfarmakos u themelua në vitin 2005 dhe ndër vite, është bërë një nga importuesit dhe shpërndarësit kryesorë të barnave, suplementeve ushqimore dhe pajisjeve mjekësore.

    Ju njoftojmë se Mbajtësi i Autorizimit për Tregtim, “ARDEYPHARM GMBH GJERMANI”, ka vendosur tërheqjen vullnetare nga tregu për barin ADICLAIR Suspension x 100 000 IU/ml (NYSTATIN )Box x flacon x 48ml me numër serie 320720 me skadencë 12/2025 dhe 410740 me skadencë 07/2026 kjo si rrjedhoje se gjate analizave rutinë mbi stabilitetin ka rezultuar rënie në përmbajtjen e APl-s® (Nystatin) nën kufirin e specifikimeve për barin.
    Të gjitha seritë e tjera përveç atyre të cituara më lart nuk preken nga procesi i tërheqjes.
    Këtë informacion mund ta gjeni edhe në faqen zyrtare të Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
    Për çdo pyetje dhe informacion të mëtejshëm, ju lutemi referohuni në adresën elektronike ph***************@********os.al ose nr të telefonit 044502100
    Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!
    Nga departamenti i Farmakovigjilencës dhe Sigurimit të Cilësisë  
    Alfarmakos sh.p .k