logo

Alfarmakos u themelua në vitin 2005 dhe ndër vite, është bërë një nga importuesit dhe shpërndarësit kryesorë të barnave, suplementeve ushqimore dhe pajisjeve mjekësore.

    SHËRBIMET TONA

    Shërbimi për Çështjet rregullatore dhe Farmakovigjilenca

    Në Alfarmakos, Departamenti i Çështjeve Rregullatore luan rol kyç në sigurimin e përputhshmërisë rregullatore për barnat, pajisjet mjekësore, kozmetikën dhe suplementet ushqimore. Ekipi ynë menaxhon në mënyrë efikase dhe të saktë procesin e regjistrimit për një gamë të gjerë produktesh, duke siguruar përputhshmërinë me plotë legislacionin lokal dhe atë europian. Për më tepër, ata mbikëqyrin me kujdes ciklin e jetës së barnave, duke menaxhuar rinovimet dhe dorëzimin e variacioneve në kohë për të gjitha produktet e përfshira, duke garantuar kështu vazhdimësinë dhe cilësinë e furnizimit të tyre. Shërbimi rregullator është një pikë kyçe për mbajtjen e marrëdhënieve midis partnerëve dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) / Ministrisë së Shëndetësisë.

    Për ne, një nga detyrat kryesore është të ofrojmë pacientëve barna me cilësi të lartë, efektive dhe të sigurta, përfitimet e të cilave tejkalojnë rreziqet e mundshme. Për të monitoruar sigurinë dhe efektivitetin e barnave tona, kemi krijuar një departament të të Farmakovigjilencës. Kur zbulojmë efekte anësore, specialistët tanë kërkojnë shkakun e shfaqjes së tyre dhe gjithashtu bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të minimizuar dhe parandaluar shfaqjen e efekteve anësore në të ardhmen. Ne do të jemi mirënjohës për çdo informacion mbi ngjarjet e padëshiruara, efektet anësore ose mungesën e efikasitetit në përdorimin e barnave. Informacioni i ofruar nga ju është rreptësisht konfidencial dhe nuk do të zbulohet, përveç rasteve të përcaktuara me ligj. Më poshtë është një formë për raportimin e një efekti anësor. Të gjitha fushat janë të detyrueshme; nëse ndonjë informacion nuk dihet nga ju, është e nevojshme ta specifikoni atë në fushën përkatëse.

    Raporto

    Raportoni Ngjarjet e Padëshiruara

    Çdo ngjarje e padëshiruar që ndodh gjatë përdorimit të një produkti edhe ato të listuara në fletudhë zuesen e pakos, duhet te raportohen. Nëse hasni efekte anësore, ju lutemi kontaktoni ekipin tonë të farmakovigjilencës duke përdorur të dhënat e kontaktit më poshtë.