Ju njoftojme se Mbajtësi i Autorizimit për Tregtim, “ARDEYPHARM GMBH GERMANI”, ka vendosur
terheqjen vullnetare nga tregu për barin ADICLAIR Suspension x 100 000 IU/ml (NYSTATIN )Box x flacon
x 48ml me numër serie 320720 me skadencë 12/2025 dhe 410740 me skadencë 07/2026 kjo si
rrjethoje se gjate analizave rutinë mbi stabilitetin ka rezultuar rënie në përmbajtjen e APl-s® (Nystatin)
nën kufirin e specifikimeve për barin .
Të gjitha seritë e tjera përveç atyre të cituara më lart nuk preken nga procesi i tërheqjes
Këtë informacion mund ta gjeni edhe në faqen zyrtare të Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.
Për çdo pyetje dhe informacion të mëtejshëm, ju lutemi referohuni në adresën elektronike
pharmacovigilance@alfarmakos.al ose nr te telefonit 044502100
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!
Nga departamenti i Farmakovigjilencës dhe Sigurimit të Cilësisë
Alfarmakos sh.p .k
